Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Club Brugge, duke barazuar 2:2 në ‘Santiago Bernabeu’, në ndeshjen e vlefshme për grupin A të Ligës së Kampionëve.
13 herë kampionët e Evropës e panë vetën në disavantazh prej 0-2 pas pjesës së parë, dhe me dy gola në pjesën e dytë evituan humbjen, por mbeten pa fitore në garën elitare për klube.
Mysafirët, që nuk ishin aspak favorit për këtë ndeshje, patën një fillim të mbarë, kur në minutën e nëntë shënuan për 0-1, me anë të Emmanuel Dennis.
Derisa Reali po kërkonte barazimin, një top i humbur në mesfushë nga Luka Modric, bëri që Dennis të nis një kundërsulm të shpejtë, për të shënuar për 0-2.
Me rezultat 0-2, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.
Pjesën e dytë, Real Madrid e nisi me dy zëvendësime, duke larguar nga loja Thibaut Courtois dhe Nacho, për të inkuadruar Alfonso Areolan dhe Marcelon.
Në minutën e 55’, Real Madrid ngushtoi epërsinë në 1:2, me një gol të shënuar nga Sergio Ramos.
‘Los Blancos’, pas shumë orvatjeve, arritën barazimin në 2:2, në minutën e 85’, me anë të Casemiros.
Në fund, Real Madrid 2:2 Club Brugge.