Shakhtar Donetsk ka fituar me përmbysje duke e mundur Atalantën në ‘San Siro’ me rezultat 1:2, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit C.
Duvan Zapata në minutën e 28’, i dha epërsinë prej 1:0 skuadrës së trajnerit Gasperini.
Në minutën e 41’, Junior Moraes barazoi në 1:1 rezultatin.
Manor Solomon doli të jetë heroi i Shakhtar, duke shënuar në minutën e 90’, për 1:2.