Donçev: Buxheti i Fondit në vitin 2020 për 100 milionë euro më i madh se ai i vitit 2018

Ka para për masën e fundit me të cilën hiqen kuotat për ilaçet, tha drejtori i Fondit për shëndetësi Den Donçev në emisionin e sotëm “Top tema”.

Marketing

Siç theksoi Donçev në debat, të ardhurat e Fondit në vitin 2020 do të jenë për mbi 100 milionë euro më të mëdha se ato të vitit 2018, falë politikave dhe lëvizjeve aktuale ekonomike.

Ai paralajmëroi se shumë shpejtë do të zbatohet reforma e planifikuar themelore në listën pozitive.

“Heqja e kuotave për ilaçet është e mirë, lajm i mirë, në dobi për të gjithë qytearët. Beneficion do të kenë të gjithë të siguruarit. Secili në çdo kohë në secilën barnatore mund ta marrë ilaçin e nevojshëm. Eliminohet sistemi i kuotave me çka zgjidhet problemi dhjetëvjeçar me mungesë të ilaçeve, i cili ishte posaçërisht evident në muajt e dimrit”, sqaroi Donçev.