Gold AG: Nuk i përkas politikës, por të mirët do t’i përkrah gjithmonë

Gold AG ka përkrahur publikisht disa prej miqve tij.

Gold AG, përmes disa postimeve në Instagram, ka treguar se kë prej miqve të tij mbështet në këto zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Marketing

Ai edhe një herë tregoi se nuk i përket asnjë partie politike, por mbështet më të mirët.

“Të uroj suksese vëlla Faton Jakupi, nga të gjitha partitë kemi shokë e dashamirë që kërkojnë përkrahjen tonë në këto zgjedhje.Unë si Arian nuk i përkas politikës, por të mirët do ti përkrah gjithmonë pa marë parasyshë cilës parti i takojnë.Kushdo që voton Aleancën, dijeni që aty e kemi një djalë të zotin që punën e kryen me përgjegjësi të madhe gjë që e ka dëshmuar në komunën e Kamenicës.Faton Jakupi 98 ❤️”, shkruan ai në njërin postim.

E në tjetrin, u shfaq pranë Rexhep Selimit dhe shkruan këto fjalë “Çdo herë afër atyre që nuk kursyen asgjë për lirinë e kësaj toke ❤️ Te Lëvizja Vetëvendosje, ma t’mirin aty e kemi nr 10 Rexhep Selimi @rexhep.selimi_10
Në cilën do parti që do t’jetë, shok e vëlla te unë ka me mbetë  Foto 2013, protesta për Luginën ❤️”.