“Në hapësirat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (AUV) u realizua takim pune ndërmjet Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), dhe Ylber Selës, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ).
Drejtori Sela shprehu kënaqësinë për mundësinë e realizimit të takimit të parë të punës me drejtorin Atanasov dhe e informoi bashkëbiseduesin me punën dhe kompetencat që i ka AZGJ-ja. Njëkohësisht theksoi se AZGJ-ja është e hapur për bashkëpunim me AUV-në në pjesën e informacioneve këshilluese për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, si dhe ndihmë në sigurimin e përkthimit dhe lekturimit të formularëve dhe dokumenteve që burojnë nga puna e tanishme e AUV-së.
Drejtori Atanasov theksoi se AUV-ja nuk ka kapacitete të mjaftueshme përkthimi të dokumenteve zyrtare nga maqedonishtja në shqipe dhe anasjelltas dhe në këtë aspekt kërkoi ndihmë këshilluese dhe logjistike nga AZGJ-ja për të implementuar obligimet e saj institucionale që burojnë nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve.
Njëkohësisht, ai shprehu gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe falënderoi për qasjen pozitive dhe mbështetjen e AZGJ-së për punën e AUV-së.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë realizuan takim puneNë hapësirat e Agjencisë…
Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mercredi 2 octobre 2019