Paga e shtatorit me premtimin për rritje prej pesë përqind do të paguhet në afatin paraparë ligjor. Pagë e rritur për pesë përqind do marrin punëtorët shëndetësorë, socialë, punëtorët në arsim, policë, mbrojte dhe të gjithë nga administrata publike, deklarojnë nga Qeveria.
Prej aty theksojnë se rritja e pagave është paraparë me inicimin e Buxhetit për vitin 2019-të, ndërsa Ligji i cili e mundëson atë me procedurë të shkurtër, pritet të kalojë ditët në vijim në Kuvend.
Kjo, siç qëndron në deklaratë, është rritja e tretë e pagave në shëndetësi dhe e dyta në armatë dhe arsim, si dhe tek kopshtet për fëmijë.
“Në drejtim të rritjes së pagave është dhe masa për subvencion të të ardhurave nga sigurimet sociale obliguese për shkak të rritjes së pagave, për të cilën me rebalanc të Buxhetit për vitin 2019 janë siguruara 400 milionë denarë”, kumtojnë nga Qeveria.
Qëllimi i kësaj mase është ta nxitë rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin privat përmes përkrahjes financiare për punëdhënësit, të cilët do e kryejnë rritjen e pagës për punëtorët deri 100 euro.
Vlerësojnë se rritja e pagave në administratë, si dhe masa e cila është e orientuar për rritjen e pagave në sektorin privat do e përmirësoë standardin jetësor të qytetarëve.