“Data 2 Tetor është Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës.
Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim shënon këtë ditë duke shprehur qëndrimet e saj kundër dhunës.
Bashkimi Demokratik për Integrim është kategorikisht kundër çdo lloj dhune, dhe ne si fryma e re e këtij subjekti politik do të luftojmë që në shoqëri të mbizotërojë bashkëbisedimi, respekti dhe toleranca duke evituar çdo lloj konflikti ose dhune.
Bashkë kundër dhunës!” – shprehen nga Forumi Rinor pran Bashkimit Demokratik për Integrim.