LSDM kundër zgjedhjes së shqiptarëve në gjykatën e Apelit

Zgjedhja e gjashtë gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Shkupit ra pas pezullimit të seancës në Këshillin Gjyqësor ku pauza u shndërrua në një panik kolektiv të cilët vazhdimisht merrnin thirrje telefonike

Marketing

Siç mëson TS, një Gjykatëse maqedonase nga brendesia, më saktë nga Strumica, ishte më e zëshme kundër zgjedhjes së shqiptarëve në Gjykaten e Apelit, me ç’rast anetarët shqiptar në keshillin gjyqesor duke shfrytezuar shumicën e Badinterit parandaluan mbivotimin dhe përzgjedhjen etnike të gjykatësve.

Pas intervenimit te anëtareve shqiptar në keshillin gjyqësor, marrim vesh se filluan telefonatat nga anetarë të LSDM-së duke kërkuar zgjedhjen e anetarëve të afërt me ta, por shumica e Badinterit, e nevojshme për zgjedhjen e Gjykatesve, nuk lejoi zgjedhje partiake të gjykatësve.

Nga kabineti i Zdravevit thonë se seanca për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Shkupit ishte shtyrë për një kohë të pacaktuar. Sipas tyre kishte një moskoordinim mes anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të këtyre 96 kandidatëve për të votuar.

I pyetur nëse kjo nënkupton që Këshilli Gjyqësor së pari emron gjytarë dhe pastaj vetëm i verifikon ata duke luajtur sikur votohet në seancë, kryetari Zdravev tha se ka mosmarrëveshje midis tyre dhe është dëshira e të gjithë 96 kandidatëve për tu zgjedhur. Ai tha se ishte opsioni më i keq për Gjykatën e Apelit të Shkupit, e cila është gjykata më e ngjeshur në vend, e cila ka pritur 5 vite që kandidatët më të mirë të punojnë , .

“Ne nuk mund të lejojmë të kemi luksin e zgjedhjes së ndonjë kandidati, dhe ata që ia vlen të digjen,” thotë Zdravev.