Gjykata e Apelit i ka hedhur si të pabaza pretendimet e Skender Buzakut kryetarit të vetshpallur të BFI-së, me çka ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore dhe kështu Reis.Ef Sulejman Rexhepi mbetet kryetar legjitim i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zhurnal ka siguruar dokumentin dhe vendimin e Gjykatës së Apelit në këshillin e përbërë prej gjykatësve Lidija Dimçevska, kryetare e këshillit, Maja Markova Kotevska dhe m-r Suad Aliu anëtar të këshillit në çështjet juridike, pas kërkesës për ndryshimin e ushtruesit të detyrës Reis Ulema të BFI-së në RMV me seli në Shkup, duke vendosur për ankesën e BFI-së në RMV dhe personit të interesuar Sulejman Rexhepi nga Svillarja e Epërme në Saraj, të parashtruar përmes avokatit Radovan Çesmaxhiski, kundër vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 nga 17.04.2019, e ka pranuar të njejtën ankes dhe ky vendim shfuqizohet dhe lënda kthehet në rishqyrtim. Gjykata e Apelit ka vërtetuar si të pabaza dokumentet e Buzakut.
Gjykata e Apelit është thirrur në aktin më të lartë juridik të Bashkësisë Fetare Islame, gjegjësisht në kushtetutën e saj, e cila qartë shkruan se nëse dikush dëshiron të bëhet kryetar i BFI-së duhet ti ketë 40 vjet, ndërsa sipas datave që ka parashtruar Skender Buzaku se kinse në atë mbledhje është zgjedhur për kryetar të BFI-së i ka pasur 39 vjet.