Selami dhe Duka, inspektojnë punimet e ndërtimit të rrugës komunale që lidh fshatrat Banjishte, Shame dhe Krifci me rrugën rajonale P-409 kah kufiri i Shqiprisë

Zëvendësdrejtori i agjensionit për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Abdul-Selam Selami së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Pagesave Nikolçe Babovski dhe Kryetarin e Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, inspektuan nga afër punimet e ndërtimit të rrugës komunale që lidh fshatrat Banjishte, Shame dhe Krifci me rrugën rajonale P-409 kah kufiri i Shqiprisë. Bëhet fjalë për një rekonstruim rrugor me gjatësi 7 km që lidh Dibrën me fshatrat Banjishte, Hame dhe Krifci.
Projekti është financuar përmes Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila siguron afër 11.5 milion denarë.
Me këtë projekt të zbatuar përmes Programit të Zhvillimit Rural, sic bën të ditur Selamni, në postimin e tij në fejsbuk , banorët e këtyre vendbanimeve do të marrin një infrastrukturë më të mirë dhe kushte më të mira për zhvillimin e turizmit vendas dhe presim që të rritet numri i vizitorëve në këto vende.
Përveç këtij projekti, komuna e Dibrës ka aprovuar gjithashtu 6.5 milion denarë për rindërtimin e rrugëve në zonat me popullsi rurale duke përfshirë kanalizimet e stuhisë. Vlera totale e të dy projekteve është mbi 18 milion denarë. Komuna e Dibrës duhet të paguajë vetëm taksën e vlerës së shtuar të projektit.
Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka falënderoi për financimin e dy projekteve dhe theksoi se në këtë mënyrë kushtet e jetesës në këto vendbanime po përmirësoheshin dhe përmes këtyre projekteve sigurohen kushte të favorshme për turistët që vijnë, gjithashtu mundësohet që komuniteti i biznesit që vepron në Dibër të rritet në vazhdimsi.

Marketing