Qeveria e RMV-së, në mbledhjen e 156-të miratoi Informacionin për nevojën e ndërtimit të shkollës së re fillore në Komunën Gazi Babë në Idrizovë, solli vendim me të cilin Komuna e Gazi Babës detyrohet të ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe të dorëzojë kërkesë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e shkollës së re fillore në Komunën e Gazi Babës në Idrizovë, për parcelën adekuate, në përputhje me nevojat e numrit të nxënësve, elaboratin për efikasitet energjetik, elaboratin gjeodezik me të dhëna numerike për parcelën ndërtimore dhe raport pozitiv për projektin themelor. Në lidhje me këtë informacion Qeveria e angazhoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pas marrjes së dokumentacionit nga konkluza numër 2 të fillojë procedurën për ndërtimin e shkollës fillore në Komunën Gazi Babë në Idrizovë.Zëdhënësi I qeverisë, Muhamet Hoxha tha se deri në ndërtimin e shkollës së re, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i rekomandoi Komunës së Gazi Babës të udhëhiqet nga principet qe dalin nga koncepti një shoqërie për të gjithë dhe nga angazhimi për arsim te integruar, në marrëveshje me prindërit e nxënësve, ti sigurojë të gjitha kushtet që do të nevojiten që nxënësit të mësojnë aty ku do të vendosin prindërit.