Xhemaili vizitoi komunën e Sarajit , infrastruktura e domosdoshme për krijimin e kushteve pë biznesin

Ministri për Investime të Huaja, Hisen Xhemaili sot ka qëndruar për vizitë në Komunën e Sarajit.Me kreun e kësaj komune, Blerim Bexheti është biseduar për mundësitë që ofron ligji për përkrahjen financiare për ndërmarrjet vendase, si dhe dakordimin për bashkëpunimin ndërmjet ministrit dhe komunës në gjetjen e metodologjisë dhe stimulimin e kompanive prodhuese në rrethinën e Komunës së Sarajit për të aplikuar për përkrahje financiare.
Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për infrastrukturën e nevojshme që është më se e domosdoshme për krijimin e kushteve pë biznesin.
Xhemaili, në kaudër të vizitës në Saraj, realizoi takime me dy ndërmarrje në rrethinën e kësaj komune. Në ndërmarrjen Uka Kompani që meret me prodhimin e produkteve të mishit dhe ndërmarrjen Adrius që meret me ripaketimin e produkteve të mishit. Gjatë takimit me pronarët e ndërmarrjes Uka Kompani dhe Adrius , Xhemaili informoi pronarët rreth mundësive dhe lehtësimeve që ligji për përkrahje financiare ua ofron ndërmarrjeve prodhuese ne RMV-së, ndërsa u zotua se do të japë përkrahje maksimale ndërmarrjeve të këtilla që janë përfaqësues të denjë në tregjet ndërkombëtare për RMV.

Marketing