Deputeti i BDI-së, në emisionin “10 Minuta” në TV21, deklaroi se është ulur përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Ai shtoi se është rritur punësimi i bashkësisë etnike maqedonase.
“Ne gjatë debatit e shqyrtuam dhe konstatuam se në vitet e fundit në krahasim me vitin 2017 ka ulje të përqindjes së shqiptarëve dhe bashkësive tjera në krahasim me bashkësinë maqedonase. Kjo nuk ka të bëje me atë se shqiptarët janë larguar nga puna por ndërkohë janë pranuar edhe shqiptar edhe nga bashkësitë tjera por numri i bashkësisë etnike maqedonase të pranuar në punë ka qenë më i madh në krahasim me bashkësitë tjera etnike dhe si rezultat ka ardhur te rritja e numrit të maqedonaseve”, deklaroi Rexhail Ismaili në TV21.
Ismaili: Ulet përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore
Ismaili: Ulet përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore
Publiée par TV21 sur Jeudi 3 octobre 2019