Departamenti i Shtetit: Whitaker nuk e përfaqëson Trumpin

Matthew Whitaker, që e vizitoi Kosovën ditë më parë, nuk numërohet njeri i Trumpit dhe nuk përfaqëson asgjë nga qeveria amerikane.

Marketing

Një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë për VICE News se Whitaker nuk e përfaqëson qeverinë amerikan.
“Zoti Whitaker është qytetar privat. Ai nuk flet në emër të qeverisë së SHBA-së”, ka thënë zëdhënësja Morgan Ortagus për Vice News.

Gazeta Express ka raportuar në ditën kur Whitaker erdhi në Kosovë, se, bazuar në shkrimet e publikuara në mediat huaja, ai është nën hetime nga FBI për dyshime se ka qenë pjesë e një kompanie mashtruese.
Whitaker ka qenë ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm në SHBA prej nëntorit në vitin 2018 deri në shkurt të këtij viti.