“Monstra”sot në seancë gjyqësore

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për gjykimin e vrasjes së pesëfishtë te liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012 “Mostra” të PSP-së.

Marketing

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe duhet të fillojë me publikimin e 133.000 SMS-porosive dhe transkriptave tjera, të propozuara si dëshmi shtesë nga Prokuroria.

Procesin gjyqësor e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të akuzës janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori Prokuroria Publike Speciale dhe lënda u kthye në rigjykim.