Modelja me famë botërore Gigi Hadid është lakuar kohët e fundit për një lidhje të mundshme të saj me personazhin televiziv Tyler Cameron.
Që pas ndarjes së bujshme me këngëtarin Zayn Malik, Cameron ishte personi i parë me të cilin Gigi nisi të dalë dhe njerëz pranë tyre treguan se kishin pëlqim reciprok për njëri-tjetrin.
Dy muajt e fundit ata shfaqeshin shumë shpesh bashkë, madje ai u pa disa herë të dilte nga shtëpia e modeles pasi kishin kaluar natën së bashku.
Gjithashtu pak javë më parë ai i qëndroi pranë Gigit gjatë funeralit të gjyshes së saj. Megjithatë sipas “Entertainment Tonight” ata i kanë dhënë fund lidhjes pas vetëm 2 muajsh.
Gjithashtu është shkruar në media se ndarja e tyre ka ardhur menjëherë pas intervistës së Tyler, i cili u shpreh se ishte ‘vetëm’. Më pas ai e quajti Gigin vetëm një mikeshë duke e lënë të paqartë marrëdhënien mes tyre.