Galeria Kombëtare më 8 Tetor, sjell projektin e ri me titull “Atelie, gëzimi i pikturimit” nga opusi i piktorit akademik RubenKorubin në objektin Çifte Hamam. Ekspozita do të hapet me fillim në ora 20.00.
Rubens Korubin tanimë për një varg vitesh gjendet në vetë majën e pikturës bashkëkohore maqedonase. Ai punon në disa mediume (pikturim, vizatim, grafikë dhe mozaik), ndërsa veprat e tij paraqesin unione të rralla dhe të përsosura midis temës dhe mënyrës së ekspresionit.
Arti i Korubinit dëshmon për aftësinë e jashtëzakonshme të prezantimit të një pasurie të rrallë emocionale, ndërsa posedon dhe të gjitha shenjat e mjeshtërisë së madhe piktoriale. Një piktor romantik, ai është një artist i cili shpreh vizionin vetjak delikat dhe kuptimin vetjak të elementeve materiale dhe emocionale, të cilat përbëjnë botën tonë.
Në ekspozitë do të prezantohen vepra të tij të reja, të krijuara në disa vitet e fundit. Përveç veprave të reja, në të njëjtën kohë, në ekspozitë do të vendosen edhe vepra më të vjetra në pronësi të autorit, pjesë e koleksionit të tij personal, gjë kjo me të cilën ajo merr dhe karakter retrospektiv, duke bërë prerjen edhe të fazave të mëhershme në opusin e tij piktoriale.
“Atelie, gëzimi i pikturimit” është një jubile i llojit të vet, me të cilin autori shënon shtatëdhjetë vjet jete dhe dyzet e pesë vjet nga diplomimi në Akademinë e Arteve në Beograd.
RubensKorubin ka lindur në Prilep në vitin 1949. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative në Beograd në vitin 1974. Në vitin 1976 kishte kryer studimet pasdiplomike në Beograd, në klasën e MlladenSërbinoviç. Në vitet 1977- 79 kishte realizuar një qëndrim studimor në Paris në “L’ EcoledesBeauxArsts” tek profesori Jankel. Në vitet 1986 – 2012 punon si profesor në Fakultetin e Arteve Figurative. Është anëtar i DLUM (Shoqëria e Artistëve Figurativë të Maqedonisë) nga viti 1975. Kishte mbajtur ekspozita të shumta të pavarura në Maqedoni dhe jashtë. Gjithashtu, disa herë dhe kishte ekspozuar në grup në vend dhe jashtë. Është fitues i mirënjohjeve dhe çmimeve të shumta.