Ish asistentja e Robert De Niro ka paditur aktorin për 12 milionë dollarë duke e akuzuar për diskriminim gjinor dhe bullizëm.
Graham Chase Robinson pretendoi se aktori abuzonte me të verbalisht, kishte kontakt fizik të padëshiruar si edhe i bënte komente seksuale.
Por avokati i De Niro tha se akuzat janë përtej absurditetit.
Akuzat erdhën disa javë pasi aktori paditi Robinson, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të fondeve në Netflix.
Në dokumentet e saj ligjore, që u botuan nga mediat amerikane, ish-asistentja pretendon se De Niro po ngre akuza ndaj saj për të parandaluar që ajo të ndërmarrë veprime si edhe për ti shkatërruar karrierën dhe reputacionin e saj.
Robinson filloi të punojë si asistente ekzekutive e yllit të Hollywood në vitin 2008.
Ajo pretendon se aktori komunikonte me të në mënyrë armiqësore, abuzive dhe frikësuese, përfshirë edhe bërjen e komenteve vulgare dhe të papërshtatshme ndaj saj.
Gjithashtu e akuzon De Niro se e paguante më pak se një burrë dhe i kërkonte të bënte detyra të tilla si heqja e të brendshmeve, varjen e rrobave dhe pastrimin e banesës së tij.