Dimitrov: Vizita e Pompeo,konfirmim i rëndësisë që SHBA i jep suksesit të vendit

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, para aterimit të sekretarit shtetëror amerikan, Mike Pompeo, ka deklaruar se është nder për vendin që të pret një zyrtar të këtij niveli politik. Dimitrov këtë vizitë e ka vlerësuar si një konfirmim i rëndësisë që SHBA i jep suksesit të vendit dhe paralajmërim i aleancës së ardhshme, transmeton Shenja.“Tani përfundimisht, si anëtare e 30-të e NATO-s do të jemi edhe aleat formal të ShBA-së. Pas Romës dhe Podgoricës, kjo është ndalesa e tretë e turneut të tij evropian, sinjali është se kjo është e rëndësisë strategjike për Uashingtonin. Njëkohësisht, duke pasur parasysh periudhën, 10 ditë para vendimit të BE-së që e presim të gjithë, që të hyjmë në fazën vijuese dhe t’i fillojmë negociatat qasëse, ky është mesazh i Amerikës për BE-në se ky proces është shumë i rëndësishëm dhe është strategjike dhe duhet të jetë i suksesshëm. Në atë kuptim, unë jam i bindur se do të ketë edhe sinjal dhe mesazh pozitiv drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Marketing