Angelina Jolie: ndjeva shumë presion nga Brad Pitt para se të martohem

Angelina Jolie thotë ndjehet e ‘nën presion’ nga Brad Pitt për t’u martuar në vitin 2014 pas nëntë viteve lidhje … dhe tani ajo ‘nuk do të martohet më’.

Marketing

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin në një lidhje shumë të mirë pasi u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2005, Mr and Mrs Smith.Ata jetuan në kompleksin e tij të madh në Los Feliz, California me gjashtë fëmijët e tyre ndërsa karriera e tyre lulëzoi.

Por më pas ata të dy u fejuan në vitin 2012 dhe vendosën ta bënin romancën e tyre zyrtare kur u martuan në vitin 2014 në pallatin e tyre në jug të Francës.Por të mërkurën një burim i tha UsWeekly se aktorja Maleficent ndjehej ‘presion’ për të thënë ‘unë pranoj”. Dhe dhimbja e një divorci tjetër ka bërë që Angelina të zotohet të mos martohet më kurrë.