Buzaku dorëzon padi në Prokurori, BFI- Buzaku gënjeshtar ,padi penale për shpifje

Skënder Buzaku ngriti kallëzim penal deri në Prokurorinë Themelore Publike dhe siç tha dorëzoi prova për të mbështetur pretendimet e tij se Sulejman Rexhepi ka kryer keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ka bërë pastrim parash. Buzaku tha sot se Sulejman Rexhepi gjatë këtij viti ka përfituar rreth 700 mijë euro në kurriz të haxhilerëve. Sipas tij, ky nuk është keqpërdorimi i vetëm, por shtoi se për të tjerat, provat do të publikohet në javët e ardhshme.

Marketing

Janë paguar mjetet në vlerë prej 672 mijë euro për taksën për qëndrim në Arabinë Sauditë për 842 haxhilerë. Gjegjësisht, BFI ka paguar taksë në vlerë prej 800 euro për një person. Nëpërmjet në kompania private ndërmjetëse. 02:32 Taksa për qëndrim në këtë shtet është e përcaktuar në vlerë prej 500 euro të cilën BFI ka qenë e obliguar ta paguaje direkt në llogarinë e Ministrisë për Haxh- deklaroi Skënder Buzaku.

Ndërkohë Bashkësia Fetare Islame e ka akuzuar Buzakun se po e gënjen opinionin dhe ka paralajmëruar padi penale për shpifje.

Me rastin e deklaratës së Skender Buzakut për kinse “keqpërdorime financiare” që paskan ndodhur në BFI, po ia bëjmë të ditur opinionit se kjo është gënjeshtra dhe trillimi i radhës nga ky person. Për shkak të pavërtetave të cilat Skender Buzaku po i përhap në opinion, Bashkësia Fetare Islame e, në ditët në vijim do të ngritë edhe një padi penale për shpifje ndaj personit të përmendur”, thuhet në reagimin me shkrim të BFI-së- thanë nga Bashkësia Fetare Islame.

Akuzat e Buzakut vjen një ditë pasi Sulejman Rexhepi publikoi dokumentin ku Gjykata e Apelit pranon ankesën e Bashkësisë Fetare Islame dhe hedh poshtë vendimin e Shkallës së Parë, duke e kthyer lëndën për rigjykim. Vendimi i mëparshëm i Gjykatës Themelore Shkupi 2 e shpalli Buzakun si kryetar të BFI-së, por i njëjti u ankimua nga Rexhepi pasi vlerësonte se Buzaku kishte manipuluar të dhënat e dokumenteve të parashtruara në Gjykatë.