Raufi: Kemi të bëjmë me skenar të shërbimit sekret

Më shumë se 600 transkriptua nga bisedat e përgjimeve të jashtëligjshme dhe sms. porosi u lexuan në seancën e fundit për rastin “Monstra”. Në vazhdimin e prezantimit të provave të reja që i dorëzoj prokurorja e lëndës Fatime Fetai, gjykatësi Osman Shabani, një pas një i lexoj këto materiale.

Marketing

Publikimi i këtyre të dhënave kryesisht bëhej me leximin e numrit të kontakteve, të cilat kanë diskutuar dhe komentuar ngjarjet e Smilkovës të vitit 2012. Kësisoj edhe dëshmitë e prezantuara ishin në masë të madhe të datës 12 prill të vitit 2012 dhe tutje. Opinioni pati rasti të dëgjoj se vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës e kishte komentuar edhe ambasadori i atëhershëm i Rusisë në Maqedoni, Oleg Shçerbak, i cili në një bashkëbisedim me një person të panjohur, shprehet se MPB dhe Qeveria nuk kanë reaguar në kohë. Mes tjerash, ata thonë se bashkëjetesa etnike në Maqedoninë e Veriut është artificiale.

Përveç këtij rasti, pjesa tjetër e transkripteve të prezantuara përbëhej vetëm me iniciale, apo se biseda është zhvilluar mes personave të panjohur. Në këtë rast flasin edhe persona A.A dhe T.A, të cilët pajtohet se duhet të thuhet e vërteta në këtë rast. Po ashtu u lexua edhe transkriptua nga bisedat mes M.XH dhe A.A, ku thuhet se kësaj ngjarje nuk duhet ti jepet konotacion etnik, respektivisht biseda mes M.xh dhe A.A, ku ky i fundit ia bën të ditur bashkëbiseduesit të tij se Gruevskit mos ti shkon mendja që fajtorët ti çon drejtë shqiptarëve.

Avokati Naser Raufi, duke i komentuar këto prova, tha se këto informacione që u publikuan në seancën e fundit për “Monstrën”, janë të dhëna të saktë për ata si palë mbrojtëse.
“Nga transkriptet e bisedave dolën informata nga persona zyrtar të MPB-së, të cilët e kanë ditur se ky rast do të ndodhë dy java para ngjarjes tragjike. Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në dijeni se kjo do të ndodhë. Kjo e argumenton edhe fjalën tonë përfundimtare se bëhet fjalë për skenar të shërbimet sekret të MPB-së. Evidente është se këta të akuzuar nuk janë fajtor. Në presim që prokuroria dhe gjykata do ti detektoj fajtorët kryesor.

Bëhet fjalë për 600 material të transkripteve. Sot u lexua bisedë e një person i cili frikësohet ta del nga shtëpia, për shkak se dikush do ta njeh. Me siguri më të madh ju them se ky person nuk është askush nga këta të akuzuar. Un e di se nga cilat numra të telefonit kanë kontaktuar këta të akuzuar. Këtë e di edhe prokuroria. Përfundimisht këto janë numra të personave të tjerë, për të cilët duhet të jep sqarim Prokuroria Publike”, tha avokati Raufi.

Në bisedën mes Nikolla. N dhe policit Zoran.T, ku i fundit pas ngjarjes tragjike në Liqenin e Smilkovës, i thotë bashkëbiseduesit të tij se paraprakisht i ka njoftuar për dy informacione të rëndësishme. “Realizatorët janë kosovarë, por ka edhe disa ish-kolegë tanë. Këto informacione i kishim me kohë. Deputetët në kohë ishin të informuar, dhe drejtori e dinte, edhe Sinisha ishte i njoftuar. Ju tregova 20 ditë para, se dëshirojnë të sulmojnë ndonjë stacion policor. Ju tregova se ka grup, nuk besuan. Njëri prej pjesëmarrësve është me inicialet B.B”, thotë Zoran. T. Tutje, bashkëbiseduesi e pyet Zoran. T se vallë mos bëhet fjalë për Bashkim Bajramin, ish-kolegun, ish-eprorin e vendkalimit kufitar në Bllacë. “Po, ai është. Doemos ka pasur jatak. E di si funksionon policia”, thotë Zoran. T.

Ndryshe, para fillimit të seancës së fundit për rastin “Monstra”, prokurorja Fatime Fetai, tha se Ministria e Drejtësisë duhet të jap përgjigje konkrete për procedurën e ekstradimit të Halil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të akuzuarit kryesor në rastin “Monstra”. Prokurorja e lëndës Fatime Fetai, këtë kërkese deri te Ministria e Drejtësisë e bëri përmes Gjykatës Penale të Shkupit. “Ministria e Drejtësisë të tregojë se vallë në Kosovë po shqyrtohet çështja e ekstradimit të Halil Demirit dhe Afrim Ismailloviqit. Deri tash qëndrim i ministrisë është se procedura vijon. Gjatë muajve të ardhshëm mund të ketë vendim për këtë lënë”, tha Fetai. Ndaj këtij propozimi reagoi avokati Naser Raufi, i cili theksoi se autoritet kosovare e kanë refuzuar kërkesën për ekstradim dhe s’ka çka të diskutohet më tepër.