DASH: Matthew Palmer dhe Richard Grenell do të punojnë ngusht

Departamenti i Shtetit Amerikan, ka njoftuar se Matthew Palmer do të bashkëpunojë ngushtë me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.

Marketing

Palmer u emërua në shtator si i Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor, shkruan B92.

“I dërguari special Palmer, do ta vazhdojë punën e tij të rëndësishme që ka të bëjë me afrimin e Ballkanit me Perëndimin duke punuar me Qeveritë për të çuar përpara reformat kundër ndikimeve të jashtme dhe duke i ndihmuar ato që t’i kapërcejnë problemet që i pengojnë në aspiratat e tyre europiane dhe euroatlantike”.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve, Radio Europa e Lirë ka cituar një zyrtar të Departamentit të Shtetit duke thënë se e sheh një mundësi historike që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.