Janë luajtur pasditen e sotme disa ndeshje të javës së shtatë të Bungesligës Gjermane, dhe kemi pasur disa rezultate surprizuese.
Freiburg i Amir Abrashit luajti kundër Dortmundit dhe arriti që të marrë një barazim vetëm në mintat e fundit të takimit, pas autogolit të shënuar nga Akanji.
Mesfushori i Kombëtares u aktivizua për 75 minuta dhe u zëvendësua teksa ndeshja ishte 1-1.
Freiburg momentalisht është në kuotën e 14 pikë, po aq saç kanë: Bayern Munchen, Leverkusen, Leipzig.
Ndërsa surpriza më e madhe ishte humbje e bavarezëve në shtëpi kundër Hoffenheim në shifrat 1-2.
Bundesligën gjermane mund ta ndiqni në platformën Digitalb.