Treni, Republika e Maqedonisë së Veriut është në shina, mund të lëkundet, por është në rrugë të drejtë, porositi në tribunën e sotme “Në rrugë të drejtë” nga Shtipi, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai vuri në dukje se vendi i pret datat historike 17 dhe 18 tetor, kur hapet kapitulli i ri edhe pas 15 viteve të kaluara në pritje fillohen negociatat për hyrje në BE. Derisa për anëtarësim në NATO gjendja politike në Spanjë mund ta shtyjë në fillim të vitit të ardhshëm. Deri më tani 22 vende e kanë ratifikuar protokollin, mbesin edhe shtatë.
“Gjithsesi protokolli për ratifikim është përafërsisht i pasigurt për shkak të gjendjes së komplikuar politike me Spanjën, dhe për këtë arsye nuk dimë, nëse do të jetë në dhjetor, që të gëzohemi për anëtarësim, por nëse nuk është në dhjetor do të jetë në janar apo shkurt. Kjo e ardhme është e pasigurt dhe do të jemi gjatë 70 vjetorit të NATO-s vendi i 30 anëtar, ndërsa kjo do të thotë asnjëherë më luftë, paqe, stabilitet, siguri, ndërsa menjëherë pastaj edhe investime të reja, tha Zaevi.
Në trubunë në “Rrugë të drejtë” në Shtip, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev porositi se për dallim nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE është kundër gjithçkaje që është në interes së qytetarëve.
Zaevi u përqendrua edhe te investimet në vend veçanërisht në pjesën e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve të reja, ndërsa siç tha po ndërtohet sipas nevojave të qytetarëve.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se problemi me të falimentuarit tani është i kaluar.
Ajo theksoi se vendosja e reformës sociale ka siguruar 300.000 familje të cilat kanë jetuar në prag të ekzistencës, sot të kenë jetë me dinjitet.
Në tribunë foli edhe kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski i cili theksoi se para dy viteve kur është bërë kryetar komune llogaria e komunës ka qenë e zbrazët, ndërsa sot punët janë më ndryshe.