Interi dhe Juventusi do të luftojnë kokë me kokë sonte në San Siro, në derbin e Italisë, në një betejë për kreun e Serie A.
Romelu Lukaku përballet me probleme fizike dhe është në dyshim për Interin, derisa Juventusi mbështetet në Aaron Ramsey, Cristiano Ronaldon dhe Gonzalo Higuainin në sulm.
Trajneri i Interit, Antonio Conte, përballet për herë të parë me ish-klubin e vet dhe synon ta mbrojë fillimin e përkryer në Serie A.
Alexis Sanchez është i pezulluar, por Lukaku është problemi kryesor i Interit, i cili mungoi në humbjen 2:1 në Ligën e Kampionëve në mesjavë për shkak të lodhjes muskulore.
Ai është kthyer për këtë ndeshje por nuk dihet nëse do të luajë titullar apo jo. Alternativa e tij e vetme është Matteo Politano.
Ndërkohë, Maurizio Sarri pritet ta nisë ndeshjen me Ronaldon dhe Higuainin në sulm dhe Ramseyn prapa tyre.
Ndërsa në mesfushë Sami Khedira dhe Blaise Matuidi pritet të formojnë partneritet me Miralem Pjanic.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; R Lukaku, Lautaro Martinez
Banka e Interit: Padelli, Ranocchia, Bastoni, Biraghi, Lazaro, Dimarco, Borja Valero, Gagliardini, Vecino, Candreva, Politano, Esposito
Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Higuain, Cristiano Ronaldo
Banka e Juventusit: Buffon, Pinsoglio, Rugani, Demiral, Bentancur, Emre Can, Rabiot, Bernardeschi, Dybala
Gjyqtar: Rocchi