Ish-ylli i Juventusit e parashikon derbin italian Juve-Inter

Stefano Tacconi, ish-portieri i Juventus-it, e ka parashikuar derbin italian mes kampionit në fuqi dhe Interit, i cili zhvillohet këtë mbrëmje.

Marketing

Tacconi beson se Juve do të fitojë 2:1 me rikthim në derbin që do të luhet në San Siro.

Ai ka marrë revanshin me Juventusin, duke fituar dy kampionate, një Kupë të Kampionëve, një Kupë Interkontinentale, një Kupë të Kupave, një Superkupë të Evropës dhe një Kupë të Italisë.

Ish-portieri është larguar nga bota e futbollit dhe është bërë shef kuzhine, por nuk ka hequr dorë nga Juventusi i tij, që e ndjek gjithmonë me sytë e tifozit.

“Kundër Interit do të fitojmë 2-1. Ata do të kalojnë në avantazh dhe ne do ta përmbysim ndeshjen me Pjanic dhe Ronaldo. Boshnjaku është lojtari më në formë i skuadrës”, ka thënë Tacconi për Calciomercato.com.