Ditë para Këshillit Evropian: Maqedonia e Veriut i është përgjigjur reformave, radhën e ka BE-ja

Këshilli i ardhshëm Evropian konsiderohet si kyç, pritet kthesë përfundimtare në proceset eurointegruese të vendit dhe dritë jeshile për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Data është vetëm një pikë fillestare nga rruga për integrim të plotë, në të cilin vendi do të hapë kapitull pas kapitulli nga gjithsej 35, duke filluar nga më të rëndat, 23 që kanë të bëjnë me gjyqësinë dhe të drejtat fundamentale dhe 24 që kanë të bëjnë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Marketing

Më 15 tetor fillimisht mblidhet Këshilli për punë të përgjithshme dhe më pas më 17 dhe 18 tetor mblidhet Këshilli Evropian. Vendimet sillen me konsensus, ndërsa tani për tani shumica e madhe e vendeve anëtare janë për fillim të negociatave dhe ata lobojnë ndaj atyre që ende kanë rezerva, si Franca, përbërja e të cilave është e njohur – së pari reforma në Union, pastaj zgjerim.

Funksionarët e lartë me qëndrim se Maqedonia e Veriut i është përgjigjur reformave dhe tani e ka radhën BE-ja të përgjigjet. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe vendet anëtare të përgjigjen!. Falënderim deri tek liderët e BE-së për qëndrimin e tyre të fuqishëm për fillimin e negociatave me dy vendet në tetor”, u ka thënë Han liderëve evropianë në Tuiter, pasi paraprakisht në letrën e dërguar më 3 tetor deri tek vendet anëtare të BE-së, kryetari i tanishëm i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, kryetarja e sapoemëruar e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lejn dhe kryetari i Parlamentit Evropian David Sasol, kërkojnë hapje të negociatave aderuese për anëtarësim në BE me dy vendet.

Për vizitë në vend dje ishte ministri federal austriak për Evropë, integrim dhe punë të jashtme, Aleksander Shalenberg, i cili ka dhënë mesazh të qartë se Austria tërësisht qëndron pas qëndrimit se Maqedonia e veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociata. negociatat me BE-në ai i krahasoi me Tur de Frans – rruga është e gjatë, me shumë shtigje dhe vështirësi.

“Këtë proces mund ta krahasoj me Tur de Frans. Nuk është me rëndësi vetëm se kush do të jetë në pozitën fillestare, më tej ka shumë faza, shtigje dhe rruga është e gjatë, por besoj se nuk duhet të ekzistojë diskriminim lidhur me atë se kush duhet të qëndrojë në linjën fillestare të këtij turi”, ka thënë Shalenberg.

Ai në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, shprehu siguri se vendi meriton ta bëjë hapin e ardhshëm.

“Shkupi i ka dorëzuar rezultatet, tani radhën e ka Brukseli të përgjigjet. Kjo është pozita jonë”, ka thënë ministri austriak.

Theksoi se javën e ardhshme të gjitha vendet anëtare nuk do të kenë mendim të njëjtë, por ai është optimist dhe i sigurt se në Bruksel do të arrihen hapa pozitive dhe do të jepet dritë jeshile për negociatat.

Kreu shtetëror austriak, shtoi ai, ka kontaktuar me kolegët e tyre nga vendet tjera anëtare që zë sigurohen se në Bruksel do zë sillet vendim i duhur.

Dimitrov theksoi se fokusi në takimin e sotëm ishte Këshilli i ardhshëm Evropian dhe shtoi se kjo për vendin nuk është vetëm edhe një KE.

“Kemi zgjidhur çështje të vështira në periudhën kur në Evropë, e madje edhe në botë nuk ka shumë zgjidhje të problemeve veçanërisht të problemeve të mëdha. Kemi një kthesë demokratike me të gjitha minuset dhe gabimet, të cilat për fat të keq ende i bëjmë, por shoqëria maqedonase është më e pjekur dhe më demokratike prej para tre viteve. Ky është fakt, bëjmë kërcime në lirinë e mediumeve, në pavarësinë e gjyqësisë, ka shumë përgjegjësi, ka dukshëm antikorrupsion të pavarur, ka reforma të mira dhe të dukshme në sektorin e zbulimit – gjithë së bashku meritojmë ta bëjmë hapin e ardhshëm i cili është fillim i rrugës evropiane, nuk është fund”, theksoi Dimitrov.

Disa ditë para Këshillit Evropian dje u deklarua edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov. Porositi se ai dhe zëvendësi i tij dhe ministër i Mbrojtjes Krasimir Karaçanov e mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO.

“Për temën nëse Maqedonia e Veriut duhet të hyjë në BE dhe në NATO me zëvendëskryeministrin krasimir Karakaçanov jemi të një qëndrimi. Kuptohet se edhe Shqipëria duhet të jetë anëtare”, deklaroi Borisov gjatë takimit me përfaqësuesit e odës tregtare amerikane.

Mbështetja për Maqedoninë e Veriut është e madhe, por megjithatë hapet çështja nëse vendi së bashku me Shqipërinë do t’i fillojë negociatat ose eventualisht ekziston mundësi për ndarjen e tyre.

Sipas informacioneve të Rojters, të publikuara fundjavën e kaluar, Gjermania propozon ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në tentim për të arritur kompromis midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së më 15 tetor.

“Sipas planit të propozuar këtë javë deri tek ministrat e 28 vendeve anëtare që duhet të diskutojnë nga mesi i tetor është i mundur kompromis midis atyre që tentojnë t’i përafrojnë vendet ballkanike deri tek BE-ja dhe ata që ofrojnë rezistencë si Franca, Holanda dhe Danimarka”, shkruan Rojters. Agjencia përkujton se Gjermania para disa javësh ka votuar për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, por me kushte shtesë për Tiranën. Diplomati i BE-së megjithatë, për Rojters thotë se miratimi i këtyre konkludimeve do të varet nga Franca, ku vendimin do ta sjell personalisht Emanuel Mekron. Teksti thekson se Holanda, një vend tjetër me rezerva të mëdha ndaj zgjerimit, është më e prirë ndaj Maqedonisë së Veriut sesa ndaj Shqipërisë.

Pozita austriake për këtë çështje është e qartë – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të marrin datë për fillimin e negociatave në Këshillin e ardhshëm Evropian, porositi dje në Shkup, Shalenberg.

“Pozita jonë si Austri është e qartë. Besojmë se që të dy vendet edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria duhet të ftohen nga ana e Brukselit dhe të fillojnë negociata”, ka thënë Shalenberg.

Dimitrov theksoi se në këtë çështje mund të përgjigjet nga tre aspekte.

“Kemi interes shtetëror që Shqipëria fqinje të bëjë hap përpara, ne jemi fqinj të mirë, kjo është mirë për ne, para së gjithash për Tiranën, por edhe për tërë atmosferën dhe situatën gjeopolitike të Ballkanit. E dyta procesi i inkuadrimit është proces i cili është i fokusuar në arritjen individuale dhe nëse tek grupet e para të vendeve prishet logjika e kushtëzimit të procesit dhe e treta nuk guxojmë të lejojmë njëra të jetë viktimë e tjetrës, dy është më mirë se një, megjithatë një është më mirë se zero, që është mossukses edhe për vetë BE-në dhe mund ta prishë vetë politikën e zgjerimit”, ka thënë Dimitrov.

Edhe pse është paraparë që vendimi të sillet më 15 tetor në Luksemburg, nuk përjashtohet që dosja t’u dorëzohet shefave të shteteve dhe qeverive ku Merkel dhe Makron do të tentojnë të arrijnë kompromis. Sipas Rojters, dy opsione janë të mundshme, njëri që të jepen kushte shtesë para se të fillojnë negociata, tjetri që të ndahen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria