Zyberi i përgjigjet Komisionit të Vencias: Gjuha shqipe s’është gjuhë e pakicës

Qasja se si Komisioni i Venecias e ka vlerësuar ligjin për përdorimin e gjuhëve është e gabuar konsideron njohësi i çështjeve juridike Naser Zyberi.

Marketing

Në pikën 99 të projekt konkluzionit të shpërndarë në internet, por që ende s’është zyrtar, shkruhet se: “Shumë dispozita të Ligjit të Gjuhëve i tejkalojnë standardet evropiane të definuara në Konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartës Evropiane për gjuhë rajonale dhe të pakicave”.

Kjo matje e ligjit të shqipes në raport me konventat për pakicat etnike, sipas Zyberit është e pavend, sepse amendamenti 5 i Kushtetutës shqipen nuk e trajton si gjuhë të pakicave.

“Përkundrazi e trajton si gjuhë të barabartë me maqedonishten, përveç dy fushave që rezervon kushtetuta, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjithë territorin. Të gjitha dimensionet e tjera gjuha shqipe, apo gjuha që e flasin 20 për qind e popullatës edhe e barabartë me maqedonishten dhe qasja e analizës nuk mund të bëhet mbi parimet e këtyre dy dokumenteve që trajtojnë gjuhët e pakicave kombëtare dhe gjuhët rajonale”, deklaroi Naser Zyberi.

Një problem tjetër në vlerësimin që ka bërë Komisioni i Venedikut, sipas Zyberit është analiza dhe krahasimi që ka bërë Komisioni mes ligjit të gjuhëve të vitit 2008 dhe atij të miratuar në 2018-tën. “Sikur ligji i vjetër të kishte qenë korrekt, nuk do të ishte nevoja për ligj të ri” komenton njohësi i çështjeve juridike, duke shtuar se konkluzionet duhen bërë në raport me kushtetutën./TV21/