Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural membështetje financiare në peshkatari dhe akuakulturë, ja kushtet

Sot, Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural publikoi shpallje publike nr. 03/2019 për parashtrim të kërkesave për pagesë të mjeteve nga Programa për mbështetje financiare në peshkatari dhe akuakulturë për vitin 2019

Marketing

• Lëndë e kësaj shpallje është shpërndarja e mbështetjes financiare për nënmasën 2.2 Mbështetje financiare për materialin për kultivimin e peshqve, ku vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme është 40% nga vlera e peshqive të vegjël të furnizuar ose të tyre.

• Të drejtë në shfrytëzim të mjeteve kanë subjekte të cilët posedojnë leje për prodhim të materialit për kultivim të peshqve nga basenet e parapara për shitjen e peshqve dhe nuk kanë importuar material për kultivim të peshqve dhe peshk të gjallë në periudhën prej dhjetor 2018 – dhjetor 2019 të llojit të peshqive të cilët kanë leje për krijim personal të baseneve të peshkut.

• Mjetet nga nënmasa 2.2 janë të parapara për furnizim të materialit për kultivimin e peshqve, për kultivimin e baseneve të peshqve në periudhën prej 1 korrik deri 30 shtator 2019.

• Mjetet nga nënmasa 2.2 paguhen gradualisht edhe atë:

– për kilogram peshk të prodhuar dhe shitur në basene të peshqve deri 2 500 kg – 100% nga vlera e përcaktuar e peshqive të vegjël të furnizuar;

– për kilogram peshk të prodhuar dhe shitur prej 2500 deri 5000 kg – 75% – nga vlera e përcaktuar e peshqive të vegjël të furnizuar:

-për kilogram peshk të prodhuar dhe shitur në basene të peshqve prej 5000 deri 7500 kg – 50% nga vlera e përcaktuar e peshqive të vegjël të furnizuar:

– për kilogram peshk të prodhuar dhe shitur në basene të peshqve mbi 7500 kg – 25% nga vlera e përcaktuar e peshqive të vegjël të furnizuar.

• Formularët “Kërkesa për pagesë” me listën e dokumenteve të duhura dhe Udhëzimi për shfrytëzuesit mund të tërhiqet në ueb-faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk.

• Afati i fundit për parashtrimin e kërkesave për pagesë është 25.10.2019, pasi të paraqitet kërkesa elektronike, dokumentet dorzohen në arkivin e Agjencisë çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00.