Holanda sonte vendos nëse do të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Lidhur me qëndrimin e Holandës, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, është shprehur i bindur se nga ana e Holandës nuk ka asnjë rezervë për Maqedoninë e Veriut.
“Të gjithë indikatorët nga Haga deri tani janë se do të jenë pozitiv kundrejt Maqedonisë së Veriut. Ato kanë disa rezerva për vendin tjetër- kandidat, megjithatë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë absolutisht asgjë. Nga Holanda dhe Danimarka paraprakisht nuk kemi kurrfarë vërejtje”, theksoi presidenti Pendarovski duke përsëritur se qëndrimi i kreut shtetëror është i qartë:“Të dy vendet duhet t’i fillojnë negociatat. Edhe nëse do të ketë probleme, ende më shpejtë do të zgjidhen brenda korrnizës negociatore.” Ndërsa për qëndrimin e Bullgarisë, presidenti decid: “Bullgaria e sigurt se nuk ka për të na bllokuar tani”. Në lidhje me qëndrimin e Francës, presidenti Pendarovski theksoi se shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryetari për Çështje Ekonomike Bujar Osmani në muajt e fundit kanë pasur takime me përfaqësues të lartë të administratës franceze, duke përfshirë edhe këshilltarë të lartë të presidentit francez. “Nga ai aspekt mendoj se gjithçka është bërë sa na përket neve. E dini se është e mundur që qëndrimin e Francës në fund ta prezantojë presidenti, pra të mos shkojë në nivel ministror në 15, por në 17 ta tregojë presidenti, megjithatë në pjesën e detyrave vendore, ne e kemi përmbushur gjithçka që na është kërkuar”, theksoi shefi i shtetit duke shtuar se nëse eventualisht ka ndonjë dilemë, atëherë sigurisht që ka të bëjnë me problemet të cilat BE-ja i ka brenda.
Në drejtim të zbutjes së qëndrimit francez, sot Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ka realizuar bisedë telefonike me Ministren për Evropë dhe përfaqësuese e Francës në BE, Ameli de Monshalan duke i rikujtuar se samiti i tetorit është shans i papërsëritshëm për t’i bashkuar interesat e dy vendeve, duke krijuar shembull të vërtetë të avancimit në integrime evropiane, përmes udhëheqjes, vendimeve të guximshme dhe kompromiseve afatgjate, si dhe përmes reformave të qëndrueshme dhe themelore.