Trajneri Eusebio Di Francesco është larguar nga Sampdoria pas rezultateve të këqija të skuadrës gjatë ndeshjeve të fundit.
Kjo ka bërë që skuadra të nis kërkimet për zëvendësuesin e Di Francesco, mësohet se pretendetët për stolin e Sampdorias janë ish-trajneri i Milanit Gennaro Gattuso si dhe ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
Sipas Gazzetta dello, De Biasi është kandidatura më e mundshme për të marrë drejtimin e Sampdorias, por deri më tani ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e klubit apo e ish-trajnerit të kombëtares shqiptare.