Të flesh midis vreshtave, në një fuçi vere

Një kompani që prodhon verë, “Quinta da Pacheca”, u mundëson vizitorëve që të flenë në fuçitë gjigante që janë vendosur në vreshtat e tyre, në Portugali.

Marketing

Vreshtat kanë rreth 10 shtëpiza të tilla në formë fuçie, me nga 30 metra katrore secila.

Brenda dhomave ka shtrat, dush, baxha për të parë qiellin ditën dhe natën, ajër të kondicionuar dhe internet. Çmimi për këtë hotel shkon në 286 dollarë nata.