Mickoski do ta heq Gruevskin nga pozita e kryetarit të nderit të VMRO-DPMNE-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi për TV24 se pozita e kryetarit të nderit në VMRO-DPMNE do të hiqet. Sipas tij, kjo do të ndodhë pasi që të miratohet statuti i ri partiak.

Marketing

Megjithatë Mickoski i ka dal në mbrojtje Gruevskit, duke nënvizuar se kjo nuk nënkupton distancim nga Gruevski. “Bëhet fjalë për një statut që është përgatitur në përputhje me reformat dhe dinamikën e tyre në kuadër të partisë”, theksoi Mickoski.

Pas këtij prononcimi ka reaguar LSDM duke theksuar përmes një komunikate se Mickoski nuk po merrë guximin që të distancohet dhe heq dorë nga krimet dhe të këqijat që ka bërë siç thuhet mentori dhe shefi i tij Nikolla Gruevski.