Mendimi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut të Komisionit të Venecies është anuluar, informoi pres shërbimi i Komisionit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
Raporti ishte vënë në rendin e ditës së seancës plenare të 120-të të Komisionit të Venecies të caktuar për më 11 dhe 12 tetor në Venecie. Komisioni ishte ftuar të këmbejë mendime me përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut, për ta shqyrtuar, në pikëpamje të miratimit të tij, projekt-opinionin për ligjin e gjuhëve, të përpunuar në bazë të komenteve nga Regina Kinet, Jan Velers, Ben Vernalen dhe Harald Hristian Sheu.
Arsyet për anulimin e shqyrtimit dhe miratimi i raportit të Strasburgut nuk jepen, edhe pse ai akoma është në rendin e ditës së komisionit.
Gjatë takimit në Venecie është paraparë edhe këmbimi i mendimeve me Eurokomisarin për zgjerim dhe politikë të mirë fqinje, Johanes Han.