Nuk ka përparim në pozitën franceze për negociata me Maqedoninë

Mbledhja e djeshme e ambasadorëve të vendeve-anëtare të BE-së nuk solli përparim në pozitën e Francës për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, thonë burimet diplomatike franceze për MIA-n.

Marketing

“Nuk presim të ketë ndryshime më herët deri në vetë mbledhjen ministrore të martën në Luksemburg, asgjë nuk është ndryshuar në lidhje me javën e kaluar, vendimin duhet ta sjellë presidenti Emanuel Makron, sqarojnë për MIA-n të pranishmit diplomatik në mbedhjen e djeshme të ambasadorëve.

Diplomatët nuk e konfirmojnë informacionin se Franca “nuk është optimiste” për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, spç transmetuan disa burime franceze.

“Nuk mund të konfirmojmë ndonjë informacion të tillë sepse vetëm Franca tani për tani nuk ka qëndrim, prej këtu nuk mund të tregohet nëse është optimist ose jo.

Sipas burimeve të larta qeveritare nga një vend anëtar i BE-së të cilët ishin në kontakt me qeverinë franceze ” Makronit nuk i pengon të izolohet pas kësaj çështje në BE”.

Negociatat mes vendeve anëtare të BE-së gjithnjë e më shumë fokusohen në ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, veçanërisht pas qëndrimit të Qeverisë holandeze dhe kushteve të parashtruara nga ana e Gjermanisë. Mbetet që shumë vende në BE edhe më tutje insistojnë që të dy vendet të shkojnë së bashku, për arsye të ndryshme.

Për disa vende anëtare është problematike ndarja e Shqipërisë “për shkak të asaj që do të krijohet perceptim se izolohen nga procesi negociues vendet me shumicë të popullatës myslimane”, ndërsa të tjerët konsiderojnë se në pyetje është stabiliteti rajonal dhe frikohen se Tirana ” mund të ndikojë negativisht” në dialogun Prishtinë-Beogras nëse bllokohet.

“Edhe pse disa vendeve nuk u pëlqen ndarja, derisa Franca ndalet pas atij pozicioni, me siguri do të pranojnë, më mirë një vend se sa asnjë të fillojë negociata, sikur edhe të jetë gjithçka do të varet nga Makron”, sqaron një diplomat i lartë nga një vend anëtar i BE-së për MIA-n.

Pozita e Qeverisë holandeze në çdo rast i inkurajoi mbështetësit e zgjerimit, por ende nuk është e sigurt se vendimi do të sillet të martën. Pavarësisht dinamikës së bisedave të mbledhjes ministrore në Luksemburg do të kuptohet nëse nevojitet t’u vihet fund vendimit të shefave të shteteve dhe qeverive të Samitit, i cili do të mbahet dy ditë më vonë më Bruksel.