Katica Janeva e sëmurë, ja në cilin spital do të dërgohet me urgjencë

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva për shkak të gjendjes së vazhdueshme të rënduar shëndetësore dhe kërkesave të vazhdueshme për trajtim mjekësor, sot përfundimisht do të dërgohet në klinikën “Zhan Mitrev”. Irena Frçkovska, avokatja e saj theksoi për Fokus se klientes së saj i është miratuar kërkesa për kontroll në klinikën e njohur kardiokirurgjike, për shkak se gjendja e saj është tejet e rënduar.

Marketing

“Ka tension të lartë dhe anksiozë të përgjithshme, gjendja e saj është shumë e rëndë. Do të shohim më pas doktorët çfarë do të thonë”, thotë avokatja Frçkovska, e cila kishte kërkuar më parë masë arresti shtëpiak për Janevën.