Në seancën e 29-të të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua njëzëri nga të gjithë këshilltarët propozimi për ndihmën finansiare për familjarët e dy shtëpive të djegura në lagjen Seravë.
Poashtu, Komuna e Çairit po ndërmjetëson që të sigurojë edhe donatorë tjerë dhe apelon deri tek të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë për të rindërtuar shtëpitë para se të fillojë periudha e dimrit.