Përfundon takimi Osmani-Kurti: Kushdo që ka marrë më shumë vota do caktohet kryeministër

Pas përfundimit të takimit mes VV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u prononcuan në një deklaratë për mediat.“Synimi ynë është t’i dalim zot nevojave të qytetarëve. Jemi pajtuar që do të qeverisim bashkë. Kushdo që ka marrë më shumë vota do të caktohet kryeministër, ne do të bashkëqeverisim”, deklaroi Kurti.

Marketing

Nga ana e saj, Osmani tha:

“Po presim rezultatin final për të caktuar kush ka marrë më shumë vota për kryeministër. Ekipet tona do të vazhdojnë punën që nesër. Do të respektohet ai që ka marrë më shumë vota nga qytetarët për kryeministër. Diferenca qoftë edhe me një votë do përcaktojë se kush është kryeministri.”