Sot në hapësirat e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, drejtori i Fondit Shaip Zeneli mbajti një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë
Në këtë takim morrën pjesë kryetari i LSHPM-së znj. Stanka Trajkova, nënkryetari i LSHPM-së z. Mentor Qokun dhe kryetari i Këshillit të LSHPM-së m-r Ilija Adamoski.
Temë e diksutimit ishin aktivitetet e përbashkëta në interes të të dy palëve si një kujdes i pensionistëve të tanishëm dhe të ardhshëm, pagesa e rregullt dhe harmonizimi i pensioneve si dhe sjellja e aktvendimeve ligjore për përmirësimin e sistemit pensional.
Nga ana e Lidhjes ju shpreh falënderim Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin e suksesshëm dhe të deritanishëm me shpresë se e njejta të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Të dy organet kanë qëllimin e njejtë dhe përpiqen për lehtësimin dhe sjelljen e vendimeve të drejta lidhur me realizimin e të drejtës së tyre pensionale.
Fondi i SPIMV-së dhe LSHPM kanë lidhur marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në pjesën e pagesës së mjeteve për fondin solidar dhe taksë anëtarësie për anëtarët e tyre të deklaruar. Marrëveshja zbatohet me sukses dhe me këtë Lidhja nga ana e Fondit të SPIMV-së dy herë në vit merr të dhëna të sakta për anëtarët e tanishëm dhe të ardhshëm.
Gjithashtu, kryetarja e LSHPM-së znj. Stanka Trajkova i shprehu falënderim të madh Fondit të SPIMV-së për realizimin e suksesshëm të projektit Rekreacion klimaterik në banjë i cili me vite të tëra realizohet nga ana e Fondit dhe pozitivisht ndikon në vetëdijen e çdo pensionisti. Me këtë Fondi tregon se kujdeset edhe për realizimin e të drejtave të përhershme të pensionistëve.