SHBA, dorëhiqet Shefi i Sigurisë së Brendshme

Shefi i Sigurisë së Brendshme në SHBA, Kevin McAleenan, ka dhënë dorëheqjen pas gjashtë muajsh në këtë post.

Marketing

Përmes një postimi në Twitter, Presidenti Donald Trump tha që McAleenan dëshironte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.

Ai gjithashtu bëri të ditur se zëvendësimi i tij do të emërohej javën e ardhshme.

McAleenan, 48 vjeç, është personi i katërt që shërben si kreu i Sigurisë së Brendshme gjatë mandatit të zotit Trump.

Ai ka mbikëqyrur politikat e ashpra të presidentit që synojnë të frenojnë imigracionin përtej kufirit meksikan.

Sidoqoftë, analistët kanë përshkruar një marrëdhënie të trazuar midis të dyve dheMcAleenan ka kritikuar tonin e debatit për emigracionin.