Ndërsa pjesa tjetër e botës po ndan foto të kafeve dhe drekave të tyre të shoqëruara me citate tërheqëse, Jennifer Aniston është e zënë duke jetuar jetën e saj të shëndetshme dhe përrallore – dhe nuk do të shihni asnjë provë për këtë në Instagram.
Ish-ylli i “Friends” është një nga të famshmit e paktë që nuk është në mediat sociale, dhe ajo ka një arsye të mirë për të munguar.
Aniston shpjegon se ajo nuk e ndjen nevojën për të ekspozuar detaje rreth jetës së saj në Instagram.
“Për mua, është ruajtja e vetvetes. Ka mjaft gjëra të shkruara për mua atje dhe nuk janë të vërteta.”
Aktorja e di se kujdesi për veten dhe shëndetin e saj mendor është përparësia kryesore.
Aniston është shprehur se “Nuk ndjehem se jam zhdukur, por ndonjëherë ndjej se nuk jam në hap me gjërat që po ndodhin me një shpejtësi marramendëse.”
Edhe pse ajo nuk ka llogarinë e saj, Aniston pranon që herë pas here e gjente veten në Instagram e ish burrit të saj, aktorit Justin Theroux.