Ish-Prokurorja Speciale, Katica Janeva është ende duke kaluar trajtimin në spital dhe ka mundësi të qëndrojë atje deri ditën e hënë, tha avokatja Irena Frçkoska për “Fokus”.
Janeva që tre ditë është shtruar për mjekim spitalin privat “Filipi i Dytë”, sepse u ankua për tension të lartë të gjakut dhe ankth të përgjithshëm në burgun e Shkupit. Analizat fillestare treguan një gjendje para-infarktit.
Javën e ardhshme,ekipi i avokatëve të Janevës presin të pranohet propozimi i saj për tu mbrojtur liri, për të cilën ajo ofron një garanci.
Prokuroria ditë më parë ngre aktakuzë, Katica Janeva ka marrë 50 mijë euro, ndërsa shumën tjetër e kanë ndarë Boki 13 dhe Kiçeeci
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion disa ditë më parë ngriti aktakuzën ndaj tre të dyshuarve në rastin “Reketi”.
Sipas aktakuzës, një pjesë e parave të marra nga biznesmeni Jordan Orce Kamçev janë gjetur, ndërsa një pjesë janë harxhuar.Prej një milion e gjysmë eurove, Katica Janeva thuhet se ka marrë 50 mijë euro dhe mobilje në vlerë prej 5 mijë eurosh.Paratë tjera janë ndarë mes Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit.
Një pjesë të parave, Boki 13 e ka harxhuar për veshje dhe bizhuteri të shtrenjta.
Sipas aktakuzës, Katica Janeva akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndërsa dyshja Boki – Kiçeec për “marrje shpërblim me qëllim të ndikimit antiligjor”.
Të akuzuarit nga Nëntori i vitit të kaluar e deri në Prill të këtij viti kanë marrë gjithses 1.550.000 euro nga Jordan Kamçevi, me qëllimin që atij t’ia lehtësojnë procedurën gjyqësore kundër tij në lëndën e quajtur “Perandoria”.