Operacioni “Burimi i Paqes”, merret nën kontroll zona e banimit Ras Al-Ayn

Në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” që vazhdon në veri të Sirisë bëhet e ditur se është marrë nën kontroll zona e banimit Ras Al-Ayn që ndodhet në lindje të Eufratit.
Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë tha se “Zona e banimit Ras Al-Ayn që ndodhet në lindje të Eufratit është marrë nën kontroll si rezultat i operacioneve të suksesshme që vazhdojnë në kuadër të operacionit ‘Burimi i Paqes'”.

Marketing

Operacioni “Burimi i Paqes” ka filluar në veri të Sirisë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kundër organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK me qëllim eliminimin e formimit të korridorit terrorist në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.