Banorët e fshatit Labunishtë të Strugës kërcënohen me padi ndaj shtetit para Gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg. Akuzojnë se nuk mund ta realizojnë të drejtën elementare të njeriut, që të thithin ajër të pastër.
Kërkojmë mbylljen e plotë të punishteve apo dislokimin e tyre, që është një prej propozimeve të kryetarit Merko, që për ne është zgjidhje e mirë. Kemi kërkesa për bojkot të arsimit, bllokim të qytetit të Strugës ndoshta edhe mosbindje qytetare – tha Alim Sadoski- kryetar i shoqatës ekologjike Naturalab.
Javën e ardhshëm, banorët e Labunishtës presin takim me kryeministrit Zaev, pas çka do të vendosin për hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrim.
Lirisht mund të them që rreth 90%, nëse jo edhe 100% e popullatës këtu do t’i bojkotojë zgjedhjet si dhe mund të vijë deri në mosbindje të plotë qytetare. Kupa është mbushur ndërsa temë tjetër këtu përveç guroreve nuk kemi, sepse drejtpërdrejtë rrezikon shëndetin tonë dhe të fëmijëve – theksoi Nedim Mehmedoski- Këshilli për shpëtimin e Labunishtës.
Mjekët shpjegojnë që viteve të fundit, në mënyrë drastike është rritur numri i qytetarëve të sëmurë nga ky rajon prej kancerit në zorrën e trashë, lukth dhe pankreas.
“Kanë bërë katastrofë të vërtetë. Nuk e di si do të vazhdoj kështu. Do të bojkotohen edhe arsimi edhe votimet. Kjo është helm. 60% i fëmijëve janë sëmurë nga këto punishte. Vetëm të dini se sa shtëpi kanë plasaritur”
“Ka detonacione, shtëpitë dridhen në pjesën e poshtme. Kur ka shpërthime, dridhen shtëpitë”.
“Nuk e di përse Qeveria nuk po ndërmerr masa. Kjo është turp. Shikoni si jemi bërë nga pluhuri. 20 metra s’mund të ngjitem për shkak të pluhurit. Askush nuk po ndërmerr masa. Kur u nevojiten vota, atëherë vijnë, por gabimi i jonë është që dalim në zgjedhje”.
Pas inspektimeve të kohëve të fundit të shtetit, është mbyllur vetëm një punishte e gurit kurse të tjerat vazhdojnë me punë.
Tek një koncesioner është vërtetuar se ka kushte për shkëputje të njëanshme të marrëveshjes për koncesion dhe koncesioni tashmë është marrë ndërsa tek të tjerët ku janë vërtetuar shkelje, janë shqiptuar gjoba, por sipas llojit të shkeljes dhe sipas dispozitave nga Ligji për lëndë minerale, nuk ka kushte për shkëputje të marrëveshje – thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Në territorin e komunës së Strugës janë ndarë gjithsej 21 koncesione për nxjerrjen e lëndëve minerale, prej të cilave gjashtë në Llabunishtë, por banorët lokal pohojnë se gërmimet arrijnë deri në 9 metra.