Kryetari i Parlamentit austriak, Volfgang Sobotka e mbështetë integrimin evropian të Maqedonisë së veriut, Shqipërisë dhe tërë Ballkanit Perëndimor dhe konsideron se secili që e bllokon fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e rrezikon kursin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe dëmtohet kredibiliteti i Unionit.
Këtë e theksoi në prag të takimit të Unionit interparlamentar në Beograd dhe paralajmëron se konferencën do ta shfrytëzojë për bindje të mëtutjeshme për nevojën e fillimit të negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën.
“Unë jam mbështetës i bindur i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe tërë Ballkanit Perëndimor. Kandidatet për anëtarësim, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë viteve të kaluara bënë përparim të dukshëm në rrugën e afrimit juridik, politik dhe ekonomik me BE-në. Maqedonia e Veriut e përfundoi kontestin rreth emrit me Greqinë, për atë arsye, dha kontribut të rëndësishëm në pajtimin dhe është shembull për tërë rajonit. Shtyrja e mëtutjeshme e fillimit të negociatave do të ishte sinjal plotësisht i gabuar”, porositë Sobotka në kumtesë.
BE-ja, sipas tij, nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Kush ka mendim tjetër rreth asaj çështje, nuk e merr parasysh rrezikun e destabilizimit në pikëpamje ekonomike dhe të sigurisë mu para pragut të vet”, thekson Sobotka.
Shqipëria dhe Maqedonia e veriut, porositë, bëjnë përpjekje gjithpërfshirëse në sferën e jurisprudencës dhe demokratizimit të shoqërisë.
“E tërë kjo duhet të merret parasysh, e kjo do të thotë fillim i negociatave inkuadruese nëse vendet i përmbushën kriteret e rëndësishme”, potencoi Sobotka.