Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për Degën e Kërçovës, sot punimet nga afër i ka ndjekur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari, deputeti Artan Grubi, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, si dhe shumë funksionarë të tjerë, ministra, deputet e drejtorë të nivelit qendror dhe lokal, ndërkohë që kyetare dege është zgjedhur Ardita Dani, e para femër drejtuese e një dege të partisë politike në vend.
Kryetari i BDI-së, Ahmeti ka bërë të ditur se në këto zgjedhje dhe me këto kuadro të përzgjedhura që marrin përgjegjësi për të vazhduar idealet përpara do të jemi fitues ashtu siç kemi qenë deri më tani.
“Të nderuar vëllezër e motra, trupa punues të kuvendit, të nderuar e të respektuar anëtarë, drejtues të organeve më të larta të BDI-së dhe të gjithë jut ë posazgjedhur ju uroj së pari shëndet dhe suksese të një pas njëshme por ama të gjithë bashkë si fishek në gjerdan të vjetër e të ri sepse BDI është një, unë nuk dua të numëroj këtu as të arriturat e as ndryshimet, cfarë kemi bërë për këto 18 vite, në pika të shkutëra e thanë Artani dhe Fatmiri por për të bëmat, programet dhe idealet që kemi realizuar është një histori e fortë dhe do shkruhen e do shkruhen libra të tërë, por unë do e përmbledh vetëm me një thënie se cfarë fituam ne, ne fituam që të ndihemi Zot e dalzotës në shtëpinë tonë, ne vramë frikën dhe rritëm krenarinë shqiptarëve, ne jemi këta, nuk ka se si liridashësit mos jenë dhe njerëz që e duan demokracinë që e duan përparimin që e duan zhvillimin dhe jetën, andaj si liridashës e çlirimtarë që kemi qenë kemi ardhur në këtë pikë ku arrimë ne me ndërgjegjësim që stafeta të kalojë tek më të rinjtë dhe ne nuk e marim misionin të përmbyllur nëse nuk ndërtojmë gjenerata që qëndrojnë mbi supet tona, atëherë misioni është i pavdekshëm kemi hyrë si idealist dhe ne po përgadisim gjeneratën dhe BDI për të çarë përpara drejtë Europës dhe NATO-s më të përgaditur të organizuar sepse pas këtyre qëndron një kapital dhe thesar i madh i këtij kombi që kanë dhënë aq shumë jo vetëm për vendin e tyre që kanë jetuar por gjithandej ku jetojnë shqiptarë nga Mitrovica e në Gjirokastër që të jetojnë dhe veprojnë me dinjitet, andaj të gjithë ne jemi krenar për këto që kemi arritur dhe pë rata punë e misione të rëndësishme që nap resin, prandaj ne jemi ata që do të hapim një faqe të re për ndërtimin e një historie më të begatë, ne kemi ngritur tema të rëndësishme, insistojmë dhe do e realizojmë vettingun nga gjyqësia deri në pushtetin lokal e secilin funksionarë dhe të futen në filtra verifikime çdo funskionarë i këtij vendi sepse pa pasur një veprim të tillë ne nuk mund të jemi të suksesshëm kundër cdo gjëje, mbase dikujt mund t’i duket kafshatë e hidhur por ky është një moment i pakapërcyeshëm, prandaj reformat janë të dhimbshme por për të arritur tek qëllimi sigurisht ne kërkojmë sundim të ligjit, nëse BE është një proces i vështirë por jemi të gatshëm dhe pregaditur të përballemi me këto çështje sigurisht që NATO tashmë është realitet në këtë vend sepse një nga qëllimet kryesore ka qenë që vendi ynë të jetë pjesë e kësaj aleance jo vetëm pse ishte një ndihmesë e madhe e pa këtë aleancë nuk bënim qëllimet kombëtare morri anën tonë sepse ne ishim të braktisur dhe sakatosur nga regjime të instaluar që bënin eksperimente me shqiptarët këtu”, tha Ahmeti.
Kreu i BDI-së, Ahmeti para gjithë të pranishmëve në Kërçovë tha se shqiptarët në këto hapësira ndodhën para përballjeve të reja duke konkurruar me vlera të cilat i çojnë përpara qëllimet tona historike në këto hapësira dhe troje shqiptare.