Juristja më seksi shqiptare pranon se ka bërë operacion plastik

Redona Koçi është kthyer prej kohësh në një nga vajzat më të komentuara në media.

Marketing

Edhe pse profesioni i saj është modelingu, Redona njihet si juriste për shkak se ka mbaruar juridikun.

Redona ka thënë në Top Channel se nuk e ka ushtruar asnjë ditë profesionin si juriste dhe se nuk i pëlqen kjo degë.

Modelingu është fusha ku Redona do që të vazhdojë në të ardhmen e madje do e shohim edhe me projekte jashtë vendit.

“Është e bezdisshme që më thonë juriste, i njëjti titull dhe lajm gjithë kohës. Zgjodha të studioja për drejtësi nga familja, por nuk e kam shumë qejf si degë. Mua më pëlqen të merrem me botën e artit, modelingun. Aktualisht kam plane me një fotograf shumë të famshëm. Do bëj diçka të madhe, përveç tregut shqiptar do më shihni jashtë”, u shpreh Redona.

E pyetur nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje, Redona pranoi se ka bërë buzët dhe asgjë tjetër.

“Kam bërë buzët para shumë vitesh dhe nuk jam penduar. Nuk kam bërë asgjë tjetër, sepse format i kam mbajtur duke u ushtruar shumë në palestër”, tregoi Redona.