Bosnja dhe Rumania kanë shënuar fitore në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Bosnje Hercegovina ka regjistruar një paraqitje të jashtëzakonshme para tifozëve të vet, duke mposhtur Finlandën me rezultatin 4:1.
Në pjesën e parë, boshnjakët shënuan me anë të Izet Hajrovic dhe Miralem Pjanic, në minutat 29’ dhe 37’, për të shkuar në pauzën mes dy pjesëve me dy gola epërsi.
Në pjesën e dytë, Pjanic gjeti përsëri golin në minutën e 58’, kurse Amin Hodzic thelloi rezultatin në 4:0, para se në minutën e 79’ Pohjanpalo të shënonte për 4:1, që doli të ishte rezultati përfundimtar.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe Rumania, në udhëtim kundër Ishujve Faroe, me rezultatin 0:3, shkruan lajmi.net.
George Puscas ishte ai që zhbllokoi rezultatin, kur po luhej minuta e 74’ e takimit. Mysafirët shënuan edhe dy herë të tjera në minutat 83’ dhe 90’, me anë të Alexandru Mitrita dhe Claudiu Keseru.
Në të njëjtin orar u luajt edhe ndeshja Danimarkë – Zvicër, ku triumfuan danezët 1:0.