Në vazhdën e përzgjedhjeve të kryesive të reja dhe kryetarëve që do ti udhëheqin degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në katër vitet e ardhshme në Kuvendin Zgjedhor që u mbajt në qytetin e Dibër prezent ishte edhe kryetari z. Ali Ahmeti. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i përshëndeti delegatët e pranishëm në Kuvendin zgjedhor duke i falënderuar që me devotshmëri dhe me punë të palodhshme e kanë ruajtur krenarin dhe vazhdimësinë e brezave të më hershëm të cilët kanë sakrifikuar dhe punuar që ne të jetojmë e punojmë me dinjitet duke mos qenë qiraxhinj në shtëpi tonë.
“Të gjithë njerëzit kanë vlera, andaj përpiquni që tua afirmojmë vlerat, tua shtojmë por dobësitë tua themi në sy se kështu e forcojmë në vazhdimësi edhe miqësinë, organizimin por e bëjmë më të fort familjen tonë, të nderuar Bashkimin Demokratik për Integrim si një aset i shqiptarëve në këto hapësira me një histori nga më të begatat që ka patur ndonjëherë ndonjë strukturë apo lëvizje e cila ka qenë mirë e organizuar në këto hapësira”, u shpreh Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti kryesisë së degës së BDI-së dhe kryetarit të ri në Dibër i uroj suksese dhe në vazhdimësi të jenë në krye të detyrës, në krye të realizimit të projekteve dhe në afërsi me të gjithë drejtuesit e institucioneve qoftë të nivelit lokal dhe qendror.
“Nga komunikimi dhe bashkëpunimi nuk humbet askush fitojnë të gjithë, nga transparenca, urtësia dhe respekti ndërsjellë fiton familja e madhe e quajtur Bashkimi Demokratik për Integrim. Përpara nesh kemi detyra të vështira edhe pse deri tani ka qenë vështir, por aq vështir do të jetë edhe në të ardhmen. Për të patur një shtet ku sundon ligji nuk është punë e lehtë, për të luftuar dhe për të patur një vetting nuk është punë e lehtë, për të paturnjë transparencë të suksesshme nuk është punë e lehtë. Sa ma shumë standarde të zbatojmë dhe implementojmë afër Evropës jemi”, përfundoi Ahmeti.